Një 33- vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi akuzohet se ka mashtruar një shtetase greke për investim në kriptovaluta.
Sipas mediave greke, shqiptari kishte marrë nga 55- vjeçarja greke një shumë prej 98.528 eurosh me pretendimin se do t’i investonte ato në tregun e kriptos.
Mësohet se grekja i ka depozituar paratë në llogarinë e shqiptarit duke i besuar fjalëve të tij, por ky ka rezultuar një gabim pasi paratë e saj janë zhdukur.
Autoritet policore në Greqi kanë vënë në pranga shqiptarin pas një hetimi me asistencën e Drejtorisë së Krimit Kibernetik në Selanik, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për bashkëpunim në mashtrim kopmjuterik.
Dosja e 33- vjeçarit do t’i kalojë Gjykatës së Shkallës së Parë në Selanik për të vendosur përfundimisht se çfarë do të bëhet me fatin e tij.