Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në një shesh qendror në Beograd ku dhe janë duke protestuar kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së tij.
Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, ku fatkeqësisht humbën jetën 15 persona.
Protesta filloi me një heshtje 15-minutëshe në nderim të viktimave dhe më pas u pasua me brohoritje: “I keni duart e përgjakura”.
Shumë qytetarë bëjnë përgjegjës qeverinë për tragjedinë e ndodhur më 1 nëntor. Ata kërkojnë që presidenti Aleksandër Vuçiç të japë dorëheqjen dhe përgjegjësit për shembjen e çatisë, të përballen me drejtësinë.
Deri tani lidhur me këtë ngjarje kanë rënë në pranga 13 persona, përfshirë një ministër që u la më pas i lirë, dukë shtuar mosbesimin e publikut rreth procesit të hetimeve.
Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik.