Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Krimi i rëndë në Kosovë! Stilisti shqiptar Festim Isufi qëlloi me thikë bashkëshorten dhe më pas vrau veten!

Shkruar nga Newsbomb
Krimi i rëndë në Kosovë! Stilisti shqiptar Festim Isufi
Rina Maloku dhe Festim Isufi

Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën pasditen e sotme, ku një 34-vjeçar goditi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas vrau veten.

Sipas mediave kosovare, mësohet se viktima është stilisti i njohur Festim Isufi, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij Rina Maloku, 30 vjeç.

Ndërkohë, 30-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Gjithashtu, pak para se akti makabër të ndodhte, çifti ka qenë aktiv në rrjete sociale, pasi kanë pasur një biznes me veshje, ku më parë kishin njoftuar dhe fillim kursesh për stilizëm.

Ndër të tjera, Rina Maloku teksa ishte e plagosur kishte kërkuar ndihmën e pronarit të lokalit poshtë pallatit të saj.

“Rasti nuk ka ndodhur në lokalin tim, por e plagosura ka ardhur këtu duke kërkuar ndihmë”, tha pronari i lokalit.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese