Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Sulmi i një viti më parë në Banjskë, nis sot gjyqi për të arrestuarit

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi i një viti më parë në Banjskë, nis sot gjyqi
Foto nga seanca pergatitore per gjyqin e Banjskes

Në Kosovë është mbajtur sot seanca përgatitore për të akuzuarit e sulmit terrorist që ka ndodhur në Banjskë në shtator ku mbeti i vrarë edhe rreshteri Afrim Bunjaku.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza për 45 persona për vepra të rënda penale terrorizëm dhe financim të terrorizmit, e veprime që cënojnë sigurinë e Kosovës, por vetëm 3 prej të akuzuarve ishin të pranishëm në gjykatë, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Përgjegjësinë për sulmin e shtatorit të vitit të kaluar e mori Millan Radoiçiq, i cili është futur në listën e zezë të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve për lidhjet që ka me krimin e organizaur dhe ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa mendohet që dhe pjesa tjetër e grupit të armatosur ndodhen në territoret e Serbisë.

Ndërkohë, gjatë seancës prokurori i çështjes ka kërkuar që gjykimi të kryhet dhe për të akuzarit e tjerë që nuk janë të pranishëm por kjo është refuzuar nga avokatët e palëve duke theksuar se një veprim i tillë nuk përcaktohet në ligjet e Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se ky grup përmes përdorimit të dhunës dhe armëve luftarake, ka tentuar të shkëpusë territoret veriore të Kosovës ato të komunave të banuara me shumicë serbe për t’i bashkuar me territoret e Serbisë.

Brenda në aktakuzë përfshihen 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme si dhe deklarata të dëshmitarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese