Një termet i fortë me magnitudë 4.7 e shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme Greqinë, duke bërë që qytetarët të "braktisnin" banesat e tyre për pak minuta për shkak të frikës.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në orën 11:47 me orën greke, me epiqendër 12 km në jug të qytetit bregdatar të Zacharos.
Tërmeti ka patur një thellësi fokale prej 5 km, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz. Tërmeti është shoqëruar më pas edhe me disa lëkundje sizmike, me magnitudë më të vogël.
Sondazh
Poll