
Ushtarët e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Torinos kanë identifikuar dhe arrestuar një pesëdhjetë e dy vjeçar me kombësi shqiptare, të gjetur në posedim të mbi 80 kg kokainë të pastër, të destinuara sipas hipotezave hetimore për shitje në rajone të Italisë veriore, kryesisht në Piemonte dhe Lombardi.
Sekuestrimi i madh i drogës vjen në vijim të analizës dhe aktivitetit të thelluar, me qëllim kërkimin dhe shtypjen e sjelljeve të paligjshme në sektorin specifik operacional, të kryer nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare Torino në lidhje me rrugët kryesore që përdorin trafikantët e drogës në territorin kombëtar për të furnizuar me lëndë narkotike zonat urbane të Piemontes, veçanërisht kryeqytetin e tij.

Në këtë kuadër, mëngjesin e 9 korrikut të kaluar, në provincën e Bergamos pikërisht në territorin e Bashkisë Brignano Gera d'Adda, u identifikua dhe u ndalua një makinë e konsideruar e dyshimtë , me drejtues shqiptar.
Pas kontrollit fizik të ushtruar nga ushtarët operativë, ai ka shfaqur rezistencë dhe sjellje që ka ngjallur dyshime, duke bërë që mjeti t'i nënshtrohet një kontrolli më të kujdesshëm. Në këtë kontroll, ka rezultuar që ai kishte në makinë lëndë narkotike të llojit “kokainë”.
Aktiviteti i kryer nga efektivët e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e gjithsej 74 blloqe kokainë , me peshë totale mbi 80 kg , të fshehura brenda 2 makinave të disponueshme, të pajisura edhe me funde të posaçme dyshe, të parkuara brenda garazheve që ndodhen në pallatin ku banonte i njëjti person, si dhe para të gatshme për rreth 35 mijë euro, të mbajtura brenda shtëpisë së tij.
Kjo sasi lënde narkotike, nëse do të vendosej në tregun “me pakicë”, mund të kishte sjellë të ardhura të paligjshme prej të paktën 8 milionë eurosh .

Në përfundim të veprimtarisë, subjekti u arrestua në flagrancë, për veprën penale të trafikimit dhe mbajtjes së paligjshme të lëndëve narkotike ose psikotrope, me rrethanë rënduese sasinë e madhe.
Kjo nuk cenon prezumimin e pafajësisë së të lartpërmendurve deri në konstatimin e përgjegjësive përkatëse. Aktiviteti i kryer konfirmon më tej angazhimin e vazhdueshëm të garantuar nga Guardia di Finanza në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës, për mbrojtjen e komunitetit.