
Një 41- vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi i është gjendur një sasi e konsiderueshme droge në mjetin me të cilin po udhëtonte.
Sipas mediave vendase, shqiptari u lokalizua nga policia në kabinën e pagesë së autostradës Bolzano, në vijëmësi të kontrolleve që po zhvilloheshin në këtë zonë.
Dyshimet e policisë lindën kur furgoni që drejtohej nga 41- vjeçari ndaloi në kabinën e pagesës, duke shkaktuar kaos në tek makinat e tjera që po prisin në radhë, me qëllimin për të shmangur kontrollet.
Oficerët e policisë dyshuan dhe identifikuan shoferin, i cili rezultoi se banonte në Lombardi dhe po ashtu kishte një histori të trafikut të drogës. Në automjetin e tij u gjetën 10 pako të mbushura me vakum, me gjithsej 5.5 kilogramë marijuanë.
Autoritetet kanë arrestuar shqiptarin bashkë me shoqëruesin e tij që ndodhej në makinë, ndërsa bëjnë me dije se droga e sekuestruar ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut, dhe besohej se arrinte në vlerën e rreth një milion eurove.