Hapësire reklamuese

Rajoni

I dyshuar për “krime lufte” në Kosovë, arrestohet 56-vjeçari në Serbi

Shkruar nga Newsbomb
I dyshuar për “krime lufte” në Kosovë, arrestohet
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Dacic ka njoftuar se policia serbe ka arrestuar një 56-vjeçar, i dyshuar për krime lufte në Kosovë në 1999.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria serbe nuk e tregoi identitetin e personit të arrestuar, por vetëm me inicialet F.K., 56 vjeç.

“Ai dyshohet se ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Koshare në maj të vitit 1999. Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar për intervistim dhe procedim te mëtejshme të Prokurorisë për krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, - thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese