
Është arratisur Marko Roshiç, i akuzuar si një nga vrasësit e politikanit Oliver Ivanoviç. Roshiç është arratisur ditën e sotme, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Roshiç është arratisur pasi Gjykata Themelore e dënoi me 10 vjet burgim dhe gjobë prej 10 mijë euro për “pjesëmarrje e ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë” .
Pasi Policia ka marrë urdhërin, ka shkuar në banesë pr të arrestuar Roshiç, por nuk e kanë gjetur. I akuzuari për vrasjen e ish-politikanit.
“Diku më datën 28 qerrshor (2024), do të thotë është marrë vendimi nga Gjykata Themelore, Departamenti Special në Prishtinë për me e paraburgosë Marko Roshiqin. Ne informacionin për me shku dhe me e ndalë këtë person dhe me e fut në burg e kemi marrë në orët e pasdites, diku kah ora 15:00, pas orës 15:00.
Informacionin që ka dalë në media, që është mbajt seanca, u caktua masa e paraburgimit, u caktua dënimi, kish qenë diku kah ora 10:00 për media. Kështu që ne kur e kemi pranuar, ka qenë shumë vonë, ta kërkojmë…ai as nuk ka qenë aty, nuk ka qenë i qasshëm për neve. Edhe që nga ajo kohë, ai nuk është i qasshëm për ne”, tha Veton Elshani.
Kujtojmë që që të premten, më 28 qershor, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.
Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiç për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, i dënuar me 8 vite burg dhe 10 mijë euro gjobë.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së vendimit
Oliver Ivanoviç, një politikan i rëndësishëm kosovar me përkatësi etnike serbe dhe kundërshtar i Listës Serbe, partia e mbështetur nga Beogradi, u vra më 16 janar 2018 me armë zjarri jashtë selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.