Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

I akuzuar për manipulim provash në përplasjen e trenave në vitin 2023, zv.ministri grek Trianthopoulos jep dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
I akuzuar për manipulim provash në përplasjen e trenave në
Pamje nga perplasja e trenit ne Greqi 2023

Pas situatës së ndodhur në vitin 2023 më përplasjen e trenave, zëvëndësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Christos Trianthopoulos ka dhënë dorëheqjen.

Ai ishte ai akuzuar për manipulim provash me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa opozita ka thënë se zv.ministri ka qenë prezent në vendin e ngjarjes.

Trianthopoulos është shprehur se në vendin e aksidentit ishte pjesë e planit për mbrotjen e familjeve të viktimave, teksa ka thënë se dorëheqjen e dha për lehtësimin e ministrave të tjerë dhe se ishte i akuzuar në mënyrë të padrejtë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2023, ku dy trena janë përplasur teksa kishin përfunduar në të njëjtin binar dhe humbën jetën 57 persona. Gjithashtu, ky aksidenti ka shkaktuar protesta masive publike dhe polemika politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese