Ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Neshiq është arrestuar ditën e sotme së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të organizuar, duke përfshirë pastrim parash, shpërdorim detyre dhe pranim ryshfeti.
Prokurori i shtetit dhe Ministria e Brendshme e Republikës Serbe të Bosnjës (RS) kanë hetuar për korrupsion të dyshuar në kompaninë publike Roads of RS, ku Neshiq ishte menaxher i përgjithshëm nga 2016-2020.
U arrestua edhe menaxheri aktual i përgjithshëm i kompanisë Milan Dakiq, si dhe Mladen Lucić, vëllai i një ish-ministri.
“Ata dyshohen se kanë kryer vepra penale si menaxherë të JP Putevi RS dhe persona që kanë bërë biznes me kompaninë e lartpërmendur – komplot për të kryer vepra penale, pastrim parash, shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti,” thotë Zyra e Prokurorit.
Neshiq është aktualisht presidenti i Aleancës Popullore Demokratike të qendrës së djathtë (DNS), e cila është në një koalicion së bashku me Aleancën e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), të kryesuar nga Milorad Dodik, presidenti i RS.