Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, dënohet me 15 vite burg Çedomir Aksiç

Shkruar nga Newsbomb
I akuzuar për krime lufte në Kosovë, dënohet me 15 vite burg
Foto ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vite burg, Çedomir Aksiç i akuzuar për krime lufte në periudhën janar-maj të vitit 1999 në fshatrat e Komunës së Shtime.

Bëhet me dije se Aksiç i cili u dënua me 15 vite burg, nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Vendimi është shpallur sot dhe ky është gjykimi i parë në mungesë që nga paslufta. Gjykimi në mungesë ndaj Aksiçit nisi në nëntor të vitit të kaluar.

Ai akuzohet për krime lufte në komunën e Shtimës – fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese