Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 25-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ka qenë duke drejtuar një kamion midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri, ku ka humbur kontrollin e mjetit dhe ehte përplasur me një tjetër kamion që ishte parkuar anës autostradës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka ndërruar jetë 25-vjeçari shqiptar, pasi mjeti që ai drejtonte u bë “copë”.
Edhe pse menjëherë në vendin ku u shënua aksidenti ka shkuar ambulance, mjekët e kanë pasur të pamundur që të rikthenin në jetë të riun shqiptar.
Sondazh
Poll