Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për një takim lamtumire ku diskutuan për progresin e Kosovës gjatë mandatit të tij dhe për rolin që SHBA mund të luajë në lobimin për integrimin e Kosovës.
“Diskutuam mbi progresin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të lobojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në strukturat europiane dhe euroatlantike”, - ka shkruar Hovenier.
Diplomati amerikan e përfundon mandatin e tij në Kosovë në fund të këtij muaji dhe ka deklaruar më herët se shërbimi në Prishtinë do të jetë i fundit për të, duke dalë në pension pas këtij mandati. Hovenier gjithashtu u shpreh për sfidat që mund të përballojë Kosova në vazhdim, duke theksuar se ka aktorë të huaj keqdashës që duan të dëmtojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë etnike.
Pak ditë më parë, ai deklaroi se ka aktorë të huaj keqdashës që duan të dëmtojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë etnike.
“Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë. Nuk duhet ta lejojmë të ndodhë”, tha ambasadori Hovenier duke nënvizuar se dezinformimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta posaçërisht në periudha zgjedhjesh. Kosova pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare me 9 shkurt të vitit të ardhshëm.