Hapësire reklamuese

Rajoni

Hashim Thaçi do të qëndrojë dy ditë me familjarët, mesazhi prekës që ish-presidenti la tek varri i të atit: Të erdha i fundit babë...

Shkruar nga Newsbomb
Hashim Thaçi do të qëndrojë dy ditë me
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kreu sot homazhet në varrin e babait të tij të ndjerë, Haxhi Thaçi i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

I shoqëruar nga eskorta e sigurisë së Eulex, Thaçi shkoi në varreza së bashku me një kurorë me lule në dorë ku në të ishte shkruar një mesazh prekës ku shprehte dhimbjen e të mosqenurit prezentë pranë të atit ditën e varrimit.

“Te varri erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në mesazh.

Haxhi Thaçi u varros dy ditë më parë në Komunën Skënderaj, ndërsa Gjykata Speciale e Hagës nuk e lejoi Hashim Thaçin të merrte pjesë në ceremoninë mortore.

Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata Speciale i dha Thaçit lejen për të viziuar varrin dhe gjithashtu ka lejuar që ish-presidenti të kalojë kohë dhe me pjesëtarët e familjes së tij. Kjo leje parashikon qëndrimin e Thaçit prej 2 ditësh në Kosovë me kushin që të respektohen të gjitha masat e sigurisë të vendosura nga gjykata, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe do të jenë nën mbikqyrjen e forcave të Eulex.

Gjatë qëndrimit të tij, Thaçi do të jetë i akomoduar në selinë e Eulex-it në Prishtinë, ku do të ketë mundësinë të takohet me familjarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese