Hapësire reklamuese

Rajoni

Haradinaj i përlotur e zbulon për herë të parë: Letra e Kadaresë më ka liruar nga Haga

Shkruar nga Newsbomb
Haradinaj i përlotur e zbulon për herë të parë: Letra e
Ramush Haradinaj © Credits a2cnn

Ramush Haradinaj ka rrëfyer për herë të parë kontributin që i madhi Ismail Kadare ka dhënë në gjyqin e mbajtur ndaj tij në Hagë.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se si një letër e Kadaresë, i cili duke përdorur fuqinë e fjalëve të tij bindi përmes një letre gjyqtarët në Hagë për të vendosur në shpalljen e pafajësisë së Haradinajt.

I përlotur, Haradinaj tha se Kadare është kujdesur gjithmonë për shqiptarët e Kosovës.

“Unë kam një histori personale Kadare ka dhënë një mendim gjatë procesit tim në gjykatën e Hagës, një mendim që është vlerësuar lart nga gjyqtarët, për kontekstin e atëhershëm për luftën i cili ka qenë një ndihmesë për mua gjatë procesit gjyqësor në Hagë. S’kam pasur raste ta tregoj kur ishte gjallë sepse për shkak se shpresonim që Kadare do të fitonte Nobelin dhe e kemi mbajtur në kujtesë, sepse kjo ishte një përzierje një shkrimtari në një proces të asaj kohe që kishte një interes të madh. Nuk donim ta ngarkonim me këtë informacion. Në procesin, në dosjen time ekziston një mendim i shkruar i Kadaresë i cili është vlerësuar nga gjyqtarët”, tha Haradinaj.

© Credits a2cnn

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese