Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Haradinaj dekoron me medalje Tony Blair, njeriu që loboi kundër gjenocidit serb në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Haradinaj dekoron me medalje Tony Blair, njeriu që loboi kundër
Tony Blair dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dekoruar Tony Blair me medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij për ndalimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës si dhe mbështetjen e pakushtëzuar të tij në çlirimin e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku shpreh mirënjohjen e thellë ndaj ish-kryeministrit britanik, Tony Blair si dhe vlerëson angazhimin e tij në mbështetje të Kosovës për të realizuar ëndrrën shekullore për liri dhe pavarësi.

Me respekt dhe mirënjohje, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij në ndalimin e gjenocidit, mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për një shtet të pavarur, Kryeministrit Tony Blair, në shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit, i dedikova medaljen "Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet".

Kontributi i Shkëlqësisë së Tij, z. Blair, për lirinë e popullit të Kosovës, janë vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e pashyler të historisë britanike, shqiptare dhe botërore.

Populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi”,- shkruan në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjthashtu, në datën 12 qershor pritet që të inaugurohet shtatorja e Tony Blair në Ferizaj, datë e cila përkon me ditën e çlirimit të Kosovës.

Më 23 mars të vitit 1999, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair ju drejtua liderëve të Europës me kërkesën që Organizata e Atlantikut Verior (NATO) të dërgonte trupa në Kosovë për të parandaluar gjenocidin serb që po zhvillohej në kurriz të shqiptarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese