Hapësire reklamuese

Rajoni

Hapen qendrat e votimit, qytetarët u drejtohen kutive për shkarkimin e kryetarëve në 4 komunat në Veri të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Hapen qendrat e votimit, qytetarët u drejtohen kutive për shkarkimin e
Nje nga qendrat e votimit

Ditën e sotme në komunat veriore të Kosovës do të zhvillohet votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktualë.

Bëhet me dije se qendrat e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan janë hapur në orën 07.00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 19.00.

Që votimi të jetë i suksesshëm duhet që të votojnë, minimalisht, 50% + 1 qytetar. Nëse përmbushet ky kusht, atëherë brenda afateve ligjore mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në rast se pjesëmarrja është më e ulët se 50%+1, atëherë votimi konsiderohet i dështuar dhe një nuk mund të merret një vendim tjetër pa kaluar 12 muaj.

Lista Serbe ka thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë votim dhe të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe nga qytetarët serbë të asaj zone.

Kryetarët e vjetër serbë patën dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 pas vendimit të Qeverisë për targat. Pas disa muajsh, më 23 prill 2023, zgjedhje të reja u mbajtën në Veri, por të njëjtat u bojkotuan nga Lista Serbe dhe qytetarët serbë të asaj zone, shkruan GazetaExpress.

Kjo ndikoi që të ketë dalje të ulët të qytetarëve në votime dhe rezultatet nxorën fitues kandidatët shqiptarë të PDK’së e VV’së. Më pas, me kërkesë të ndërkombëtarëve, MAPL hartoi një udhëzim administrativ, i cili parasheh procedurat se si duhet të shkohet në zgjedhje përmes peticionit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese