Hapësire reklamuese


Rajoni

Greqia “shënjestron” Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Po rrezikoni integrimin në BE

Shkruar nga Newsbomb
Greqia “shënjestron” Shqipërinë dhe Maqedoninë e
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis ka zhvilluar një takim në Athinë me homologun e tij austriak, Alexandër Schallenberg ku dhe ka “shënjestruar” Tiranën dhe Shkupin.

Gjatë këtij takimi zyrtari  grek ka paralajmëruar qeverinë e Shqipërisë si dhe të Maqedonisë së Veriut  se veprimet e tyre të fundit po rrezikojnë perspektivat e vendeve të tyre për integrim evropian.

“Veprimet që tregojnë tendenca irredentiste nuk ndihmojnë në rrugën drejt familjes evropiane,” tha ai.

Gerapetritis nënvizoi shkeljet e fundit nga Maqedonia e Veriut të Marrëveshjes së Prespës dhe shprehu shqetësime për integritetin e regjistrimit të fundit të popullsisë në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e ligjit evropian.

Në lidhje me marrëdhëniet me Austrinë, ministri i Jashtëm grek vuri në dukje lidhjet e forta dypalëshe mes dy vendeve, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të BE-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese