Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia nën pushtetin e flakëve/ Dhjetra vatra zjarri në Athinë, Kos, Kios dhe Kretë

Shkruar nga Newsbomb
Greqia nën pushtetin e flakëve/ Dhjetra vatra zjarri në
Vatër zjarri në në Kos, Greqi

Greqia si çdo vit, edhe këtë verë është në luftë më flakët e zjarrit në shumë zona dhe ishuj grek. Disa vatra zjarri janë përhapur në disa qytete të Greqisë, ndërsa prej mëngjesit të djeshëm, edhe gjatë orëve të natës forcat zjarrfikëse greke ndodhen në zonën e Portes Antimachia në Kos.

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën duke djegur sipërfaqe të mëdha toke dhe banesa. Puna për shuarjen e zjarrit është vështirësuar shumë gjatë natës dhe për shkak të shpejtësisë së erës, ndërsa emergjencat kanë bërë thirrje për largimin e banorëve nga zona.

Shtëpitë dhe hotelet janë evakuar ndërsa kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Forcat e Zjarrfikësve janë forcuar më tej dhe në vendngjarje po operojnë 102 zjarrfikës me 13 automjete dhe 7 grupe të njësive këmbësore. Zjarri shtrihet nga zona e gurores së vjetër deri në Kardamenë drejtpërsëdrejti përballë kalasë së Antimakisë, ndërsa flakët janë në rrethinën e banesave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese