Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia në alarm, vala e re e të nxehtit do të favorizojë zjarret në vend

Shkruar nga Newsbomb
Greqia në alarm, vala e re e të nxehtit do të  favorizojë
Pamje nga zjarret e vitit të shkuar në Greqi

Greqia është në alarm pasi po përgatitet për valën e parë të të nxehtit të vitit, e cila sipas paralajmërimeve duhet të nisë të martën, me temperatura mbi 40 gradë dhe me një rrezik shumë të lartë për zjarre.

Sipas një njoftimi të publikuar këtë të hënë, ministri për Krizat Klimatike, Vasilis Kikiljas tha se shteti helen po ndërmerr masa për të zbutur ndikimin që vala e të nxehtit do të ketë në vend.

Në njoftim, thuhet se piku i nxhehtësisë do të nisë ditën e mërkurë dhe të enjte dhe rreziku i zjarrit do të jetë shumë i lartë në një pjesë të konsiderueshme të Greqisë.

Shërbimi meteorologjik parashikon se temperaturat në pjesën qendrore të Greqisë mund të rriten deri në 42 gradë. Vapa e lartë tashmë është regjistruar ditët e fundit, sidomos në Athinë, ku të enjten priten 42 gradë.

Kikiljas i bëri thirrje popullatës që të ndihmojë dhe të kujdeset për mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe natyrës, sepse tashmë ka 30 deri në 40 zjarre në natyrë çdo ditë, por deri më tani ato janë kryesisht të përmasave të vogla.

Rekordet e të nxehtit për javën e parë të qershorit janë shënuar të martën e kaluar, me një temperaturë prej 39.3 gradë në disa vende.

Greqia përjetoi zjarre shkatërruese dhe një valë të nxehtë dy-javore në 2023. Rreth 175,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore u dogjën në vitin 2023 dhe më shumë se 20 njerëz vdiqën në ato zjarre.

Sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), rritja e temperaturave të shkaktuara nga emetimet e karburanteve fosile po zgjat sezonin e zjarrit dhe po shton zonën e djegur.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese