Greqia, konkretisht zona e Atikës është vënë në alarm pasi ka marrë një e-mail kërcënues për bomba në 35 shkolla.
Bëhet me dije se autoritetet greke kanë marrë një e-mail kërcënues, ku thuhej se në 35 shkolla në Atikë u është vendosur bomba.
Mediat greke raportojnë se personi që ka dërguar e-mail është një rus, ndërsa dyshohet se alarmi është fals.
Policia dhe autoritetet përkatëse ndodhen në shkollat e Atikës dhe po ushtrojnë kontroll të detajuar, ndërsa po punohet dhe për arrestimin e personit në fjalë.
Sondazh
Poll