Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Greqia goditet nga stuhia “Bora”, tre të vdekur dhe dëme të shumta materiale

Shkruar nga Newsbomb
Greqia goditet nga stuhia “Bora”, tre të vdekur dhe dëme
Pamje nga ishulli Rodos ne Greqi

Dy ishuj të Greqisë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi u goditën nga stuhia “Bora”, një stuhi që shkaktoi dëme të mëdah përfshirë ketu dhe jetë njerëzish.

Më shumë se 30 cm shi ra në Rodos, një nga vendet e para që u godit nga stuhia Bora, e cila mbërriti në Greqi të shtunën. Ndërkohë dy persona kanë gjetur vdekjen në ishullin Lemnos, në veri të Detit Egje ku rrugë e ndërtesa u përmbytën nga vërshimet e ujit.

Personi i tretë i shpallur i vdekur nga autoritetet greke, raportohet të jetë një shofer i cili ra në një kanal teksa përpiqej të shmangte prurjet e mëdha të ujit në rajonin verior të Halkidikit.

Greqia goditet nga stuhia “Bora”, tre të vdekur dhe dëme

Në gadishmëri janë vendosur ekipet e shpëtimit si dhe ushtria e autoritetet lokale ndërsa disa banorë janë shpëtuar nga këto ekipe teksa banesat e tyre ishin të përmbytura. Kjo suthi ka lënë pas shumë dëme materiale, ndërtesa të bllokuara, makina të grumbulluara mbi njëra-tjetrën si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona.

Ndër zonat më të prekura është ishulli i Rodos ku përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm shkatërruar ura, krijuan shembje të dheut dhe haprën të çara në tokë ndërsa banesa e shtëpi u dëmtuan, të cilat disa prej tyre janë shpallur të pabanueshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese