Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia “goditet” nesër nga vala e të nxehtit, temperaturat “përvëluese” i vënë çelësin shkollave

Shkruar nga Newsbomb
Greqia “goditet” nesër nga vala e të nxehtit, temperaturat
Fotomontazh/ I vihet çelësi shkollave

I nxehti përvëlues ka detyruar shkollat në Greqi që t’i vënë çelësin.  Pas paralajmërimeve të meteorologëve të cilët kanë bërë me dije se katër ditët e ardhshme termometri do të shënojë deri në 43 gradë Celsius, shumë bashki në të gjithë tokën greke kanë marrë vendimin për të mbyllur kopshtet dhe shkollat.

Duke filluar nga dita e nesërme 12 qershor deri ditën e enjte bashkia e Athinës, Pireut, Markopoulo, Argos, Nafplion e shumë të tjera, kanë vendosur mbylljen e kopshteve, por edhe shkollave të ciklit të ulët.

Ndërkohë sa i përket gjimnazeve mësohet se do të funksionojnë normalisht, në mënyrë që provimet dhe maturantët të vazhdojnë pa problem.

Sakaq kryetari i Bashkisë së Pireut, Janis Moralis, ka krijaur vende të posaçme për ajrosje, për moshat e mëdha edhe pë rata që kanë probleme shëndetësore. Këto masa, e sidomos mbyllja e shkollave, pret të zbuten ditën e premte pasi temperaturat që po kalon Greqia edhe në veçanti Athina pritet të ulen në standarte normale për qytetarët, e sidomos për fmëijët dhe moshat e mëdha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese