Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Grenell: Lëvizjet e gabuara të lidershipit Kurti dhe Osmani, po e largojnë Kosovën nga perëndimi

Shkruar nga Newsbomb
Grenell: Lëvizjet e gabuara të lidershipit Kurti dhe Osmani, po e
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se Kosova po largohet nga perëndimi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Grenell ka shpërndarë një postim të bërë më herët nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano, i cili dënon aksionin e policisë së Kosovës të zhvilluar një ditë më parë në institucionet financiare në veri, ndërsa shkruan se Bashkimi Europian kritikon sërish lidershipin e Kosovës.

Më tej, Grenell vijon duke thënë se kohët e fundit, ekipi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme nga qeveria e SHBA-së si dhe liderët evropianë, duke kujtuar këtu përgjigjen e dërguar nga Italia, Franca dhe Gjermani ku refuzonin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE, pa themeluar Asociacionin të komunave me shumicë serbe.

 “BE-ja kritikon sërish lidershipin e Kosovës. Ekipi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është kritikuar rregullisht nga administrata e Bidenit dhe të gjitha qeveritë perëndimore. Vetëm javën e kaluar Italia, Franca dhe Gjermania i dërguan një letër zhgënjimi Kurtit”,- shkruan Grenell.

Gjithashtu, Richard Grenell shton se ndërsa perëndimi është i fokusuar që ti bëjë thirrje Serbisë që të largohet nga Lindja, Rusia dhe Kina, në kahun tjetër është Kosova ajo që po largohet nga Perëndimi shprehet ai.

Derisa ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë që të largohet nga Rusia dhe Kina dhe t’i afrohet Perëndimit, Kosova po largohet nga Perëndimi”,- shprehet Grenell.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese