Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Gjyqësori i ‘debalancuar’ dhe përfaqësimi i shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb

Gjyqësori i ‘debalancuar’ dhe përfaqësimi i

Shkruan: Naser Pajaziti

Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut është përtokë për nga besueshmëria, 2 a 3 %.

Në derexhe të njejtë thuajse është edhe kjo Gjykata Kushtetuese, që sot solli vendimin për heqjen e mekanizmit për përfaqësim i njohur si “balancues”, një zgjidhje që po ashtu ishte shkërrmoq dhe keqpërdor nga pushtetet e kaluara. Dhjetëra administratorë ishin punësuar duke ndryshu përkatësinë etnike me një deklaratë noteri. Më kujtohet që vitin e kaluar dhjetëra administratorë maqedonas ishin punësuar në komunën e Kumanovës duke u deklaruar si shqiptarë.

“Balancuesi” famoz ishte prioritet i fushatës së dy partive maqedone që sot janë në pushtet dhe tani po shihet se si lëvizin gurët dhe agjenda.

Por, Gjykata Kushtetuese nuk duhej të ndjekë kursin dhe prioritetet e partive politike. Duhej paraprakisht zgjidhje e ofruar ligjore, para se kjo gjykatë në mënyrë triumfaliste ti fus në rend dite këto çështje sensitive. Por shihet qartë se dikush i shtyen agjendat.
Çka pas këtij vakumi institucional, çka po synohet dhe çfarë do ndodhë me përfaqësimin deri në sjelljen e një ligji që nuk dihet se kur?!

Partitë politike shqiptare larg interesave politike duhet njëzëri të veprojnë ndaj këtyre çështjeve që prekin çështjet etnike. Të ulen të gjithë me faktorët e tjerë institucional e politik , të bisedojnë dhe të ofrojnë propozime, kornizë të re ligjore me ekspertizë të qartë për ta kanalizuar në rrugë të duhur këto problematikë.

“Balancuesi” për punësim në Maqedoninë e Veriut është një mekanizëm ligjor i cili synon të sigurojë përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të komuniteteve etnike në administratën publike dhe sektorët shtetërorë. Kjo politikë buron nga Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, e cila i dha fund konfliktit ndëretnik dhe përcaktoi parime për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera pakicë në shtet. Apo të përfundojnë si pjesë e problemit!

Çka është ‘balancuesi’?

Mekanizmi “balancues” kërkon që numri i të punësuarve në institucione publike të pasqyrojë përbërjen etnike të popullsisë së vendit. Për shembull, nëse një komunitet përbën një përqindje të caktuar të popullsisë, ai duhet të përfaqësohet në mënyrë të ngjashme edhe në punësime. Kjo u bë për të shmangur dominimin e vetëm një grupi etnik në administratë dhe për të krijuar një ndarje më të drejtë të pushtetit.

Megjithatë, zbatimi i këtij mekanizmi shpesh është kritikuar si i manipulueshëm dhe i keqpërdorur, pasi janë hasur raste ku individë kanë falsifikuar identitetin etnik për të përfituar nga sistemi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese