Gjykata Supreme ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë të regjistrojë partinë Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ky vendim i marrë i jep “dritën jeshile” Listës Serbe që të regjistrohet në zgjedhje me kandidatët e saj.
Zyra e Apelimit në KQZ, pas vendimit të marrë në mbledhjen e parë ku ky subjekt u ndalua, e hodhi poshtë vendimin e anëtarëve që nuk pranuan regjistrimin e kandidatëve të listës në zgjedhjet parlamentare.
Më pas, ishte Lëvizja Vetëvetendoja e cila dërgoi në Gjykatën Supreme një ankim ku kërkonte që vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të qëndronte në fuqi, por kjo e ka rrëzuar kërkesën e partisë së Albin Kurtit.
Anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ votuan kundër regjistrimit të Listës Serbe në zgjedhje me argumentin se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës.