Gjykata e Lartë ka vendosur që të jenë ministrat ata që të përcaktojnë vendet e sigurta të origjinës për emigrantët.
Një vendim ky që vjen pas përplasjeve mes gjyqtarëve dhe qeverisë Meloni, ndërsa pritet që të jetë Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian për të dhënë një qartësi përfundimtare për çështjen e vendeve të sigurta në muajt e ardhshëm.
“Përsa i përket përcaktimit të një vendi si "të sigurt", është "në përgjithësi vetëm në dorën e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrave të tjerë që ndërveprojnë bashkërisht", ka vendosur gjykata.
Mediat e huaja shkruajnë se Gjyqtari do të vendosë për raste individuale. Ky vendim vjen pas ankesave të paraqitura nga qeveria kundër moskonfirmimeve fillestare për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, të dhëna nga seksioni i emigracionit të Gjykatës së Romës.
Gjykata e Lartë pranoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe pezulloi të gjitha masat e dhëna deri më tani, në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.
Kujtojmë që Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Italinë, ku vendi fqinj do të mund të strehonte emigrantët në kampet e ngritura në Gjandër.
Mirëpo edhe pse dy anije me emigrantë erdhën në Shqipëri, me urdhër urgjent nga Gjykata u kthyen sërish në Itali.