Një 12-vjeçar nga Kosova ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe ka shkuar e ka dorëzuar në Polici.
Sipas asaj që autoritetet vendase bëjnë me dije i mituri, mbrëmjen e 6 gushtit, kishte gjetur një portofol me 2500 euro dhe me dokumentet personale të pronarit.
I mituri me ininciale A.B pasi e ka gjetur ka shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë për ta dorëzuar.
Uniformat blu e konsideruan si një veprim shembullor teksa kanë identifikuar personin që i kishte humbur kuleta.
“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin”, thuhet në njoftimin e Policisë.