Hapësire reklamuese

Rajoni

Gjermania: Kosova duhet ta dërgonte Asociacionin në Kushtetuese para takimit të KiE

Shkruar nga Newsbomb

Gjermania: Kosova duhet ta dërgonte Asociacionin në Kushtetuese para

Ambasada gjermane në Prishtinë përmes një deklarate ka thënë se Kosova është dashur që ta dërgojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Më 16 maj, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, tha se ka njoftuar Këshillin e Evropës se Qeveria po përgatit një draft-statut për Asociacionin, të cilin mëton që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim deri në fund të majit.

Në letër, ajo tha se me këtë Kosova ka përmbushur kërkesën e vendeve anëtare të Këshillit që kushtëzuan pranimin në këtë organizatë me themelimin e Asociacionit. Kryediplomatja kosovare tha se Kosova ka përmbushur zotimin e saj dhe kërkoi që shtetit t’i hapet rrugë për anëtarësim në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Komiteti i Ministrave po zhvillont takim sot dhe nesër Strasburg. Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha në një intervistë për REL-in se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë. Ndërkaq, Ambasada amerikane tha për REL-in se Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë – vazhdimisht kanë kërkuar që Kosova të bëjnë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, në mënyrë që të arrihet mbështetja e shumicës së anëtarëve në Komitetin e Ministrave të KiE-së për pranimin e Kosovës.

Gjermania ishte në mesin e shteteve të Këshillit të Evropës që kushtëzuan pranimin e Kosovës në këtë organizatë me themelimin e Asociacionit.

“Sipas nesh, dërgimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese para takimit të Komitetit do të ishte një hap i tillë. Siç ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Kosova tani duhet të bëjë punën e vështirë. Kjo nuk ka ndodhur”, - tha Ambasada gjermane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese