Hapësire reklamuese

Rajoni

Gjenocidi i Srebrenicës, hapet ekspozita në kujtim të viktimave të luftës në selinë e OKB-së në Nju York

Shkruar nga Newsbomb
Gjenocidi i Srebrenicës, hapet ekspozita në kujtim të viktimave
Pamje nga ceremonia e hapjes së ekspozitës

Një ekspozitë kushtuar gjenocidit të Srebrenicës është hapur në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju York këtë të martë.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Përkujtimore e Srebrenicës nëpërmjet një postimi në rrjetin social X. Qendra shkruan se ajo është një ekspozitë unike, e cila përfshin artefakte, fotografi dhe video me dëshmi të të mbijetuarve të luftës.

Për Qendrën Përkujtimore, ajo do të shërbejë jo vetëm për ruajtjen e kujtimit të viktimave të gjenocidit, por edhe për të ndërgjegjësuar botën që të mos vrasin në mënyrë të pamëshirshme civilët gjatë luftës.

Një ekspozitë unike e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës është hapur në selinë në Nju Jork. Kjo ekspozitë, e cila përfshin artefakte, fotografi dhe video dëshmi të të mbijetuarve, është jashtëzakonisht e rëndësishme për ruajtjen e kujtimit të viktimave të gjenocidit dhe ndërgjegjësimin për gjenocidin.

Për ta bërë këtë ekspozitë realitet janë investuar shumë përpjekje dhe përkushtim dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ekipin tonë që punoi pa u lodhur në këtë projekt.

Falenderojmë sinqerisht Misionin e Përhershëm të Bosnjës dhe Hercegovinës pranë OKB-së për mbështetjen dhe ndihmën e tyre për të bërë të mundur këtë ngjarje të rëndësishme. Faleminderit të gjithëve që kontribuan në këtë moment historik!”- shkruan në rrjetin social X, Qendra Përkujtimore e Sebrenicës.

Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës në Bosnjë përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjen e ish- Jugosllavisë.

Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.

Kujtojmë se jo shumë kohë më parë, OKB miratoi një rezolutë ku përcaktonte 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Viktimave të Srebenicës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese