Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Gjenocidi i Sebrenicës vendoset zyrtarisht në kalendarin e OKB-së

Shkruar nga Newsbomb
Gjenocidi i Sebrenicës vendoset zyrtarisht në kalendarin e OKB-së
Foto ilustruese nga Sebrenica

11 korriku është shënuar në kalendarin zyrtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuar, si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Masakrës së Sebrenicës.

Ditën e djeshme, Asambleja Kombëtare në OKB miratoi rezolutën e Sebrenicës me 84 vota pro, 19 vende votuan kundër dhe 68 vende të tjera abstenuan votën e tyre.

Nisma për të njohur gjenocidin e Sebrenicës u ndërmor nga Gjermania në bashkëpunim me Ruandën, të cilët hartuan një raport ku forcat e ushtrisë serbe bëhen përgjegjëse për masakrën e ndodhur në vitin 1995 në Sebrenicë të Bosnjes.

Gjenocidi i Sebrenicës vendoset zyrtarisht në kalendarin e OKB-së
 

Kujtojmë se kjo gjë u kundërshtua në mënyrë kategorike nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe krerët e tjerë të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, lideri serb Vuçiç ka thënëse është kundër rezolutës pasi ajo është e polituzuar skajshmërisht.

Sipas tij, vendet që e propoziuan rezolutën për njohjen e gjenocidit duhet të kishin filluar nga me veten për të njohur gjenocidet që janë bërë nga kombet e tyre.

Duke folur kundër Gjermanisë dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë. Para se të fillonte sesioni, përulem para viktimave të konfliktit në Bosnje, që kanë qenë serbë dhe boshnjakë. Jam në këtë sallë për të votuar kundër rezolutës kjo rezolutë është e politizuar skajshmërisht. Pse këta njerëz nuk filluan për gjenocidin që kanë kryer vendet e tyre, ata filluan të flisnin për holokaustin, që është njohur nga Kombet e Bashkuara. Të gjithë gjenocidet e tjera, janë njohur dhe pranuar, përfshirë gjenocidin ndaj serbëve në Luftën e Parë Botërore”,- tha Vuçiç

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, në një aktgjykim të vitit 2007 që pasoi padinë e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, vendosi përgjegjësinë e Serbisë, e cila, sipas mendimit të gjykatës, nuk parandaloi dhe dënoi krimin e gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ndërsa autorët e drejtpërdrejtë të gjenocidit, thuhej në vendim, janë ushtria dhe policia e Republikës Serbe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese