Hapësire reklamuese

Rajoni

Gëlltitën qesen me kokainë për t’i shpëtuar policisë, arrestohen dy shqiptarë që po trafikonin lëndë narkotike

Shkruar nga Newsbomb
Gëlltitën qesen me kokainë për t’i shpëtuar
Foto ilustruese

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia në Fushë Kosovë pasi u pikasën nga policia se po trafikonin lëndë narkotike.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi gjatë një kontrolli pas dyshimeve se po trafikonin kokainë, një nga shtetasit ka gëlltitur një qese me kokainë të cilën sapo e kishte bler nga personi tjetër.

Njoftimi i policisë në Kosovë:

 “Personat e dyshuar E.XH., (viti i lindjes 1982) dhe A.I., (viti i lindjes 1979) janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese