Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Gazetari italian ironizon Magin dhe protestën e tij: Bëri Show-n e vet për të marrë vëmendjen e Melonit, policia shqiptare-naziste!

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari italian ironizon Magin dhe protestën e tij: Bëri Show-n e vet
Deputeti i opozitës italiane, Riccardo Maggi

Gazetari italian Sandro Iacometti ka ironizuar deputetin italian të +Europa, Magi që ditën e djeshme u përpoq të ndalonte eskortën e Melonit ndërsa do të dilte nga zona e Gjadrit.

Në një transmetim televiziv mbrëmjen e djeshme në “La 7” gazetari tha se lideri i partisë bëri një “show” personal për të sfiduar shown e dhuruar nga Meloni.

“Pamë qartësisht nga njëra anë policinë naziste shqiptare që tani përgatitet për të pritur dhe për të trajtuar në të njëjtën mënyrë emigrantët e varfër që do të shkojnë aty dhe do të sillën si gestapo” akuzoi gazetari forcat e sigurisë shqiptare.

Më pas u kthye te protesta e deputetit italian.

“Dhe më pas pamë edhe një shoë të një lideri partie që ka disa kandidatë për zgjedhjet europiane. Eshtë shoë i një parlamentari që është në fushatë elektorale për partinë e tij. Ndaj shfrytëzoi atë që e përcakton si pasarela elektorale e Melonit për të bërë pasarelën e vet. Ka provuar të demonstrojë se aty ka një represion jashtë normales. Në realitet ka bërë një operacion shqetësimi jo të autorizuar. Mendoj se gjithkush do të trajtohej në të njëjtën mënyrë thjeshtësisht i ndaluar për të mos e lejuar që të mos bllokonte kalimin e makinave. Kjo ka ndodhur sa i përket Magit” tha ai.

Riccardo Magi, parlamentar italian shkaktoi dje një skenë që ka marrë vëmendjen e gjithë medias italiane dhe jo vetëm, kur po tentonte të dilte përpara makinës së Melonit për të ndaluar eskortën. Ai nuk u lejua nga forcat e sigurisë shqiptare që krijuan kordon. Video e Magit bëri xhiron e rrjeteve sociale por edhe mediave të ndryshme.

Meloni mbërriti dje në Shqipëri (në 5 qershor) ku u ndal në zonën e Gjadrit e pritur nga kryeministri Edi Rama për të parë punimet për qendrat që do të presin emigrantet dhe për të dhënë mbështetje ndaj kreut të qeverisë. Investimi italian në Shqipëri duket se është kthyer në një “mollë sherri” në Itali mes partive politike atje, të cilat po e shfrytëzojnë këtë fakt për zgjedhjet elektorale europiane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese