Hapësire reklamuese

Rajoni

Furtunë në qeverinë greke, Mitsotakis riorganizon kabinetin, largon 4 ministra dhe 7 zëvendësministra

Shkruar nga Newsbomb
Furtunë në qeverinë greke, Mitsotakis riorganizon kabinetin,
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas rezultatit të zgjedhjeve europiane ka kryer një rioganizim të qeverisë. Lëvizjet u njoftuan nga zëvendëkryeministri dhe përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis .

Janë ndryshuar 5 ministra, katër prej tyre kanë dalë jashtë skemës qeveritare, ndërsa një ka ndryshuar portofol. Por gjithashtu edhe 7 zëvendësministra nuk janë më pjesë e kabinetit qeveritar. Ndërkohë ka mbajtur ministrat e tij të jashtëm dhe të financave për të treguar vazhdimësinë e politikës.

Kostas Skrekas i Ministrisë së Zhvillimit zëvendësohet nga Takis Theodorikakos . Një ndryshim i dytë shënohet në Ministrinë e Zhvillimit Rural, nga ku largohet Lefteris Avgenakis, me Kostas Tsiaras dhe Christos Kella që marrin përkatësisht portofolin e ministrit dhe zëvendësministrit. Si z. Skrekas ashtu edhe z. Avgenakis mbeten jashtë qeverisë. 

Janë lënë jashtë qeverisë edhe ministrja e Punës Domna Michailidou, e cila zëvendësohet nga Niki Kerameos dhe Dimitris Kairides, postin e të cilit në Ministrinë e Politikës së Migracionit e merr Nikos Panagiotopoulos. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nikis Kerameos u zëvendësua nga Theodoros Livanios, me zëvendësministër Vassilis Spanakis. Ky i fundit ka qenë deri më sot zëvendësministër i Punës, detyrë të cilën e merr Kostas Karagounis.

Kostas Giulekas merr detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm përgjegjës për çështjet Maqedoni-Traki. Giorgos Mylonakis zë një pozicion qendror në Pallatin Maksimos si zëvendësministër përveç Kryeministrit. Nesër në orën 10:00 do të mblidhet kabineti qeveritar me përbërjen e re nën drejtimin e kryeministrit, me pikat e rendit të ditës që tashmë janë shpallur.

Mitsotakis me këtë lëvizje kërkon të përmirësojë veprën e qeverisës së tij në ato poste nevralgjike ku shprehen edhe pakënaqësitë e qytetarëve si efikasiteti i dobët ndaj shtrenjtësisë dhe rënies së nivelit të jetesës, problemet në sektorin e bujqësisë, kriminaliteti, mungesa e fuqisë punëtore , emigracioni dhe rritja e fuqisë të së djathtës ekstreme sidomos në Greqinë e Veriut, ndaj dhe shumë prej anëtarëve të rinj vijnë nga kjo zone dhe nga prefektura të ndryshme të vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese