Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Furgoni i policisë del nga rruga, plagosen 8 efektivë në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Furgoni i policisë del nga rruga, plagosen 8 efektivë në
Fotografi ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në veri të Kosovës, ku një makinë policie ka dalë jashtë rruge.

Nga informacionet e para të policisë, njoftohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar 8 efektivë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore, as shkaku dhe rethanat si ka ndodhur aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë 8 operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore për t’u marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.

Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese