Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Fredi Beleri: Shqipëria nuk duhet të hyjë në BE, pa respektuar vlerat evropiane

Shkruar nga Newsbomb
Fredi Beleri: Shqipëria nuk duhet të hyjë në BE, pa
Fredi Beleri

Eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri ka folur për mediat greke ne lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Beleri u shpreh se Shqipëri nuk mund të bëhet pjesë e BE, nëse nuk respekton të drejtat e minoriteteve, zgjedhjet dhe sistemin politik në përgjithësi.

“Shqipëria hodhi hapat e parë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2003. Ajo mori statusin e një vendi për t'u anëtarësuar, në vitin 2014, kur Greqia mbante presidencën e Evropës. Greqia ka një politikë të qëndrueshme në favor të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Por nga ana tjetër, nuk mund të mbyllim sytë para shkeljeve të rënda që po ndodhin në Shqipëri, në lidhje me shtetin ligjor për të drejtat e minoriteteve, zgjedhjet dhe sistemin politik në përgjithësi.

Pa zgjidhur këto, ajo nuk duhet të anëtarësohet në BE. Vetëm kur bëhet shtet europian dhe kur respekton vlerat europiane”, tha Beleri ndër të tjera për R/S Notos dhe Peggy Dokou.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese