Hapësire reklamuese

Rajoni

“Fredi Beleri do jetë në Parlamentin Europian!”, Mitsotakis: E sigurt që do marrë detyrën si eurodeputet

Shkruar nga Newsbomb
“Fredi Beleri do jetë në Parlamentin Europian!”,
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas një vizite në Bruksel ka deklaruar se Fredi Beleri do jetë patjetër në Parlamentin europian si eurodeputet ku do të përfaqësoj partinë Demokracia e Re, e udhëhequr nga Mitsotakis.

Megjithatë Beleri po vuan dënimin e formës së prerë me dy vite pasi akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023. Për Mitsotakis ky nuk është një problem dhe shpreh bindjen se Beleri do të jetë në Parlamentin Europian.

E marr për të mirëqenë... që Fredi Beleri do të jetë në Strasburg zyrtarisht për të marrë detyrën e tij si deputet i Parlamenti Europian dhe me siguri do të marrë pjesë ne votimin vendimtar që do të vendos se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian”, shprehet ai.

Mitsotakis u ndal për gazetarët edhe tek marrëdhëniet e tendosura me Maqedoninë e Veriut, pas formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO DPMNE, e cila nuk pranon termin Maqedoni e Veriut. Kryeministri grek bën thirrje të respektohet Marrëveshja e Prespës.

"Unë mendoj se kushdo duhet të kuptoj pasojat e veprimeve të tyre... Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut po largohet gjithnjë e më shumë nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që janë thelbi i acquis evropiane dhe të drejtës ndërkombëtare”, - u shpreh Mitsotakis.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese