Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Franca kritikon Kosovën për mbylljen e bankave serbe në Veri: Po përshkallëzoni tensionet dhe rrezikoni negociatat

Shkruar nga Newsbomb
Franca kritikon Kosovën për mbylljen e bankave serbe në Veri: Po
Foto ilustruese

Ministria e Jashtme e Francës është shprehur e shqetësuar lidhur me operacionet e fundit të zhvilluara nga policia e Kosovës që sollën mbylljen e bankave serbe në Veri të vendit.

Në një reagim të fundit Franca ka kritikuar Kosovën duke thënë se këto veprime të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve si dhe po vendosin në rrezik negociatat.

Këto veprime të reja të njëanshme ndihmojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe vënë në rrezik negociatat që janë nën kujdesin e BE-së, qëllimi i të cilave është gjetja e një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga zbatimi i rregulloreve nga Banka Qendrore e Kosovës (veprimet) ndikojnë në jetën e përditshme të komuniteteve serbe në Kosovë dhe janë në kundërshtim me përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për konkretizimin e perspektivës evropiane të dy ‘vendeve’”, - thuhet në njoftim.

Më 20 maj, autoritetet e Kosovës mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, që operonin në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Ky aksion policor i 20 majit është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. SHBA tha se aksioni ishte i pakoordinuar me partnerët ndërkombëtarë, ndërkaq Brukseli e cilësoi si veprim përshkallëzues. Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e BQK-së, që parasheh euron valutë të vetme për kryerjen e pagesave, duke ndaluar përdorimin e dinarit serbë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese