Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

FOTOLAJM/ Prej ditësh në luftë me flakët, zjarrfikësit në Greqi të rraskapitur shtrihen në rrugë

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Prej ditësh në luftë me flakët, zjarrfikësit
Zjarrfikësit në rrugë

Prej disa ditësh zjarrfikësit po luftojnë me zjarret e tmerrshme që kanë rënë në Greqi. Disa zona janë në situatë kaotike, ku janë djegur shtëpi dhe janë evakuuar banorët.

Po ashtu situata e vështirë vijon të jetë dhe në Keratea, ku prej disa ditësh zjarrfikësit “luftojnë” me flakët që përpijnë gjithçka që u del para.

E teksa flakët vijojnë, duket se “heronjtë” po fillojnë të humbasin energjitë e tyre. Një foto është duke bërë xhiron e rrjetit, ku zjarrfikësit në Keratea shihen të rraskapitur të shtritë në rrugë.

Të rraskapitur, të mbuluar me batanije të veçanta, përpiqen të mbledhin forcë për të vazhduar punën e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese