Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

FOTO/ Reshje të dendura shiu në Greqi, Rodos “mbulohet” nga uji

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Reshje të dendura shiu në Greqi, Rodos “mbulohet”
Foto nga përmbytjet

Moti i keq ka përfshirë vendin fqinj, Greqinë, ku banesat, bizneset dhe rrugët janë mbushur me ujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Bëhet me dije se disa zona në Greqi janë përmbytur, por një situatë veçanërisht të vështirë po përjeton Rodos. Reshjet pa ndalim kanë bërë që rrugët në ishull të përmbytur duke zhytur mjetet nën të.

Departamenti i Zjarrfikësve kishte marrë 600 thirrje për ndihmë vetëm në Rodos, nga të cilat rreth 60 ishin për transportimin e njerëzve të bllokuar në vende më të sigurta.

Në orët e para të së dielës është dërguar një mesazh nga 112 që vendos ndalimin e qarkullimit në rrjetin rrugor të ishullit, për shkak të rrëshqitjeve të dherave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese