
Qendra Presidenciale Clinton është rikthyer pas në kohë, pikërisht në qershor të vitit 1999, ku presidenti i aso kohe Bill Clinton së bashku me “Zonën e parë” të SHBA-së, Hillary Clinton vizituan Kosovën.
Çifti Clinton shkuan në Stankovec, aty ku dhe ishin strehuar qindra familje shqiptare pasi NATO i dha fund luftës në Kosovë.
Fotot e mëposhtme flasin vetë, por ajo që vlen të theksohet është lumturia në fytyrat e pafajshme të fëmijëve dhe të rriturve të cilët duken sikur janë zgjuar nga një ëndërr e keqe.

“Familja Klinton vizitoi fëmijët dhe familjet kosovare në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të suksesshëm të misionit të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. President Bill Clinton angazhoi SHBA-në për të ndihmuar refugjatët të rindërtojnë jetën dhe komunitetet e tyre”, shkruan kjo qendër në rrjetet sociale.
Clinton luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës më 1999, pasi punoi me aleatët e tjerë të NATO-s për ndërmarrë veprime ushtarake në mbrojtje të popullit të Kosovës.
