Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Forca e Sigurisë së Kosovës aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike, Kurti: Të përkushtuar për garantimin e mirëqenies së qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb

Forca e Sigurisë së Kosovës aktivizohet për ruajtjen e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se Këshilli i Sigurisë së Kosovës, në një mbledhje të zhvilluar herët mëngjesin e sotëm, ka marrë vendimin për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në patrullimin dhe monitorimin e pikave kritike të infrastrukturës në disa rajone të vendit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se forcat e FSK-së janë tashmë të pozicionuara në rajonet e Obiliqit dhe Vushtrrisë, me detyrën për të siguruar që infrastruktura kritike të mbetet e mbrojtur dhe funksionale.

“Një nga vendimet kyçe të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ishte aktivizimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes patrullimeve dhe vëzhgimeve në pika të ndryshme të rëndësishme të infrastrukturës në Kosovë. Pas vizitës në Varagë të Zubin Potokut, këtë herë, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, inspektuam patrullat dhe pikat statike në rajonet e Obiliqit dhe Vushtrrisë,” shkroi Kurti.

Kryeministri theksoi se qeveria është e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, duke siguruar që masat e ndërmarra të jenë në funksion të stabilitetit dhe mbrojtjes së interesave kombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed