Hapësire reklamuese

Rajoni

Flet drejtoresha e Spitalit të Koçanit: Pacientët erdhën me djegie dhe helmim nga monoksidi karbonit

Shkruar nga Newsbomb
Flet drejtoresha e Spitalit të Koçanit: Pacientët erdhën
Drejtoresha e Spitalit në Koçan, Kristina Serafimova

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut. Drejtoresha e spitalit në Koçan, Kristina Serafimova, ka treguar për gjendjen e pacientëve.

Ajo shprehet se pacientët kanë mbërritur në spital me djegie të mëdha dhe helmim nga monoksidi i karbonit. Sipas saj, identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti, dhe disa nga viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç.

“Kemi marrë 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin edhe të sjellë dhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup.

Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur.

Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç."- tha drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese