Hapësire reklamuese

Rajoni

Fitues i “Survivor” në Greqi, kush është aktori shqiptar që rrëmbeu çmimin e madh

Shkruar nga Newsbomb
Fitues i “Survivor” në Greqi, kush është aktori
Daniel Nurka fituesi i Survivor

Daniel Nurka është fituesi i madh i Survivor 2024 në Greqi. 27-vjeçari me origjinë shqiptare u dallua që në fillim për paraqitjet e tij konkurruese.

Pas disa muajsh garë, mes debatesh dhe sfidash të ndryshe, shqiptari arriti të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Kush është Daniel Nurka?

Daniel Nurka ka lindur në Shqipëri dhe ka shkuar në Greqi me prindërit në moshën 5-vjeçare. Në fillimemigoi babi i tij drejt Greqisë dhe më pas e gjithë familja pasi u kryen procedurat me letrat e tyre.

Danieli e kaloi fëmijërinë në Kiato, ndërsa në moshën 18-vjeçare vendosi të transferohej në Athinë për të studiuar për Teknik Rrjeti dhe Telekomunikacioni. Dy dashuritë e tij të mëdha janë aktrimi dhe futbolli, por rrethanat nuk e kishin ndihmuar deri vonë të merrej me to.

Po ai do të bëhej i njohur për pjesëmarrjen në serialin “Symbetheroi apo ta Tirana”, “Krushqit nga Tirana”.

Fitues i “Survivor” në Greqi, kush është aktori
 

Mirëpo shqiptari është i njohur edhe në botën e modelingut dhe pse kjo i ka ardhur krejt   papritur në jetë. Një mik e ka rekomanduar në një agjenci modelimi dhe aty ka nisur rrugëtimin në fushën e modës.

Në një intervistë për Mega-n, Daniel Nurka ka folur për origjinën e tij dhe racizmin që ka marrë: “Origjina ime është nga Shqipëria, kam lindur atje dhe kam ardhur në Greqi kur isha pesë vjeç. Racizmi ekziston. Të qenit racist për diçka që ndodh që nuk jeni është një formë ekstreme racizmi. Unë kurrë nuk e kam fshehur origjinën time. Në shkollë kam ndjerë shpesh se jam ndryshe nga të tjerët sepse jam nga Shqipëria, por nuk më kanë bërë bullizëm”, kishte thënë Daniel Nurka.

Fitues i “Survivor” në Greqi, kush është aktori
Momenti kur u shpall fitues

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese