Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Festat e fundvitit/ Albin Kurti: 100 euro shpërblim për çdo fëmijë dhe pensionist

Shkruar nga Newsbomb
Festat e fundvitit/ Albin Kurti: 100 euro shpërblim për çdo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria ka vendosur të ndajë nga 100 euro shpërblim për festat e fundvitit për pensionistët si dhe për fëmijët deri në 16-vjeç.

“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç, dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili”, - tha Kurti.

Ndërsa ministri i Financave Murati nuk tregoi se shpërblimi do nisë të shpërndahet nga java e ardhshme. Ai shtoi se pensionistët dhe fëmijët nuk kanë nevojë të aplikojnë për shtesën për fundvit, pasi ata janë tashmë të regjistruar në sistem.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese