
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku festa me fishekzjarrë në një jaht, ka shkaktuar zjarr në një ishull aty pranë.
Në lidhje me këtë ngjarje bëhet me dije se janë arrestuar 13 anëtarët e ekuipazhit të anijes turistike “Persephone”, jaht i cili ishte marrë me qira nga 17 turistë nga Kazakistani.
Antëtarët ekuipazhit janë arrestuar për zjarrin e rënë të premten në Idra, pasi akuzohen për sjelljes së gabuar të personave në skaf. Në të njëjtën kohë, është duke u zhvilluar procesi i sekuestrimit të "Persefone"-s.
Sipas informacioneve, 13 anëtarët e ekuipazhit të “Persephone” mohojnë përfshirjen e mjetit lundrues me zjarrin dhe fishekzjarrët.
Më herët ministri i Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias tha se zjarri në Idra ishte shkaktuar nga fishekzjarrët nga anija turistike “Persephone” dhe dogji gjithsej 300 hektarë pyll.
Pas ndryshimit të kodit penal, parashikohet dënimi “nga 10 deri në 20 vjet burgim për ata që ndezin zjarrin dhe humbin jetën ose shkaktohen fatkeqësi ekologjike”.