Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Çfarë po ndodh? “Tërbohen” sorrat, sulmojnë qytetarët në rrugët e Prishtinës

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po ndodh? “Tërbohen” sorrat, sulmojnë
Foto ilustruese

Një fenomen i çuditshëm, po aq sa edhe shqetësues raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë të Kosovës, ku sorrat kanë filluar që të sulmojnë qytetarët në rrugë.

Sipas mediave kosovare, gjatë muajit maj janë paraqitur në qendrat mjekësore 28 persona, të cilat kanë pasur plagë në pjesën e sipërme të kokës të shkaktuara nga sorrat.

Doktoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë shprehet se ky fenomen i pazakontë është në rritje, dhe se gjatë muajit të shkuar numri i personave që kanë pasur lëndime nga sorrat është shtuar. Sipas saj, plagët e pacientëve kanë qenë zakonisht në pjesën e sipërme të kokës, por nuk përjashtohen edhe pjesë të tjera të trupit.

Shumë karakteristike është se në muajin maj janë paraqitur persona, të cilët kanë pësuar lëndime nga sulmet e sorrave, sidomos në rrugë. Lëndimet e personave nga sorrat janë në pjesën e sipërme të kokës, po nuk i anashkalojmë edhe në pjesë të tjera. Rastet me sorra të evidentuara në muajin maj, janë 28 raste”,- shprehet doktoresha e qendrës shëndetësore.

E pyetur se cilat mund të jenë arsyet e agresivitetit të këtyre shpendëve, ajo shprehet se një ndër faktorët ndikues mund të jetë mungesa e ushqimit.

Ndonëse mungesa e ushqimit i bën më agresive dhe kafshojnë”,- përfundon ajo.

Gjithashtu, qytetarët në Prishtinë përballen edhe me sulmet nga qentë endacakë, ku gjatë këtij viti janë raportuar më shumë se 511 raste.

Gjatë këtij pësëmujori janë shënuar pothujajse dyfishi i rasteve krahasuar me periudhën janar-qershor të 2023 kur raportoheshin 263 sulme nga qentë endacakë.

Krahas këtyre ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 9 qytetarë, të cilët janë kafshuar nga macet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese