Në Serbi, protesta masive kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiqit u ndërpre pas një shpërthimi të fuqishëm nga një armë jo vdekjeprurëse, e njohur si "top zanor". Shpërthimi i papritur shkaktoi panik dhe kaos mes protestuesve të mbledhur për të nderuar viktimat e tragjedisë së fundit në Novi Sad. Ky incident ndodhi gjatë minutave të heshtjes për të nderuar të vdekurit.
Topi zanor është një armë që krijon shpërthime zanore shumë të forta, me qëllim të çorientimit dhe frikësimit të turmave. Përdoret zakonisht nga forcat e sigurisë për të menaxhuar situata të tensionuara si protestat, duke penguar organizimin dhe veprimet e protestuesve. Kjo armë ka ndikim të drejtpërdrejtë në dëgjimin e individëve, duke shkaktuar konfuzion dhe shpesh detyron largimin nga zona e goditur.
Përdorimi i topave zanor shkakton edhe shqetësime në shëndetin e individëve, përfshirë dëmtimin e dëgjimit. Teknologjia e përdorur në këto armë drejton valët e zërit në një rreze të ngushtë, duke lejuar që zëri të udhëtojë më larg dhe me më shumë saktësi si dhe të rritet me shpëjtësi temperatura e trupit.