Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni sërish ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë në Romë për ndalimin e sjelljes së refugjatëve në kampet e ngritura në Gjadër të cilat u ngritën për të pritur emigrantët e kapur në det.
"Qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse më duhet të kaloj çdo natë atje”, kështu u shpreh para disa ditësh Meloni duke shtuar se qendrat e emigrantëve do të funksionojnë dhe se synimi i saj është të luftojë mafian.
Ndërsa sot, kryeministrja italiane deklaroi se me vendimin e marrë më 19 dhjetor nga Gjykata e Lartë, kjo gjykatë ra dakord me qeverinë në lidhje me këtë çështje.
“Qeveritë të përcaktojnë vendet e sigurta”, shtoi ajo. Sipas mediave italiane do të bëhet një vlerësim për kushtet për riaktivizimin e projektit të Shqipërisë në fillim të vitit të ardhshëm. Deri më tani gjyqtarët kanë refuzuar ndalimin e azilkërkuesve në qendrat shqiptare.
Për të kapërcyer pengesën, qeveria me një ndryshim të përfshirë në dekretin e rrjedhës transferoi përgjegjësinë për vendimet e paraburgimit nga magjistratët e seksioneve të imigracionit tek Gjykatat e Apelit.
Masa hyn në fuqi 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra më 11 janarin e ardhshëm. Deri në atë ditë anija Libra do të mund të rifillojë sjelljen e emigrantëve në portin e Shëngjinit.